KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​Një ditë para ndeshjes, Kosova dhe Izraeli stërviten sot në “Fadil Vokrri”

​Një ditë para ndeshjes, Kosova dhe Izraeli stërviten sot në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit do t’i zhvillojnë sot aktivitetet e fundit para përballjes së tyre, e cila zhvillohet të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për agjendën e të dy përfaqësueseve, të cilat do t’i zhvillojnë konferencat për media dhe stërvitjet zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fillimisht, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Izraelit, ndërsa në orën 11:30 është paraparë stërvitja zyrtare e kësaj përfaqësueseje.

Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës do të dalë para gazetarëve në orën 14:20, kurse stërvitjen zyrtare do ta zhvillojë nga ora 15:00.

Ballafaqimi Kosovë – Izrael do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.