KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sukses i madh për Kosovën: Pinea Matoshi fiton çmimin prestigjoz “YOUNG ACTORS AWARD 2026” në Gjermani

Sukses i madh për Kosovën: Pinea Matoshi fiton çmimin prestigjoz “YOUNG ACTORS AWARD 2026” në Gjermani

Aktorja e re kosovare, Pinea Matoshi, ka triumfuar në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, duke fituar çmimin prestigjioz “Young Actors Award 2026”.

Një lajm i mrekullueshëm për artin dhe kinematografinë kosovare vjen nga Gjermania. Pinea Matoshi, e cila interpreton rolin kryesor në filmin “Dua”, me regji të regjisores së njohur kosovare Blerta Basholli, është shpallur fituese e çmimit “Young Actors Award 2026”, duke u vlerësuar nga juria ndërkombëtare për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm.

Ky sukses merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për debutimin e Pineas në botën e aktrimit filmik. Në paraqitjen e saj të parë në ekranin e madh, ajo arriti të lërë përshtypje të fuqishme dhe të vlerësohet në mesin e talenteve të reja ndërkombëtare.

Juria e festivalit vlerësoi aftësinë e saj për të përcjellë një spektër të gjerë emocionesh, duke ndërthurur brishtësinë, dhimbjen, guximin dhe vendosmërinë. Interpretimi i saj u veçua për autenticitetin dhe forcën emocionale me të cilën e solli personazhin në ekran.

Filmi “Dua” sjell një histori të vendosur në Prishtinën e fundit të viteve 1990, në prag të luftës në Kosovë. Përmes syve të një vajze 13-vjeçare, filmi trajton një rrëfim prekës mbi frikën, pasigurinë, miqësinë, qëndresën dhe guximin përballë rrethanave të vështira.

Fitorja e Pineas përfaqëson një moment të veçantë jo vetëm për të dhe familjen e saj, por edhe për gjithë ekipin realizues të filmit dhe për Kosovën. Ky vlerësim ndërkombëtar dëshmon potencialin e talenteve të reja kosovare dhe prezencën gjithnjë e më të rëndësishme të kinematografisë sonë në skenën evropiane.

Ky sukses është dëshmi se talenti, përkushtimi dhe pasioni për artin nuk njohin kufij.

Pinea Matoshi, një emër i ri që po e bën Kosovën krenare dhe një talent që premton shumë për të ardhmen e kinematografisë shqiptare.

Urime Pinea! Kosova krenohet me ty!

Hap videon në burimin e saj ↗
Hap videon në burimin e saj ↗
Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.