Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në Dublin të Irlandës.
Takimi është zhvilluar në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është riafirmuar rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilën e ka cilësuar partnere dhe aleate të posaçme të vendit.
“Në Dublin, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC) pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Kurti.
Burimi: dukagjini.com ↗

