Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin britanik Andy Burnham, në Dublin, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Ai e cilësoi këtë shtet si partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
"Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit", transmeton Klankosova.tv.

