KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” mbush 15 vjet nga themelimi zyrtar.

Me këtë rast, rektori i universitetit, Armand Krasniqi, në një intervistë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova për gazetarin korrespodent Valdrin Daci, ka folur për historikun dhe rrugëtimin e institucionit.

Krasniqi e cilësoi këtë përvjetor si një ditë të veçantë jo vetëm për universitetin dhe studentët, por edhe për qytetarët dhe gjithë Kosovën, njofton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se historia e arsimit të lartë në Pejë daton shumë më herët, përkatësisht nga viti 1960, kur nisi punën Shkolla e Lartë Ekonomike Komerciale.

“66 vite më parë një shkollë e lartë ekonomike komerciale ka filluar dhe nga ajo ka filluar historia e arsimit të lartë. Nga ajo ditë, Peja është qyteti i studentëve dhe mbetet i tillë”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.