KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjosa Osmani: S’mund të flasësh për zhvillim ekonomik e inflacionin e ke 8%

Vjosa Osmani: S’mund të flasësh për zhvillim ekonomik e inflacionin e ke 8%

Ish-presidentja e Kosovës, tash deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Kanal 10, ka kritikuar mënyrën se si po paraqitet gjendja ekonomike në vend.

Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur rritja alarmante e çmimeve po paguhet nga qytetarët.

“Është e pafalshme. Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur rritja e çmimeve të shportës në mënyrë alarmante po paguhet nga qytetarët”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, inflacioni prej gati 8 për qind, përballë rritjes ekonomike prej vetëm 3 për qind, nënkupton se qytetarët nuk kanë përfituar rritje reale.

“Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur e ke inflacionin gati 8 për qind e rritjen 3 për qind, sepse dallimi është 5, je minus 5. Nuk ke rritje kur janë rritur çmimet”, ka thënë ajo.

Osmani ka kritikuar edhe pretendimet për rritje të buxhetit, duke thënë se kjo po ndodh si pasojë e të hyrave nga TVSH-ja dhe akciza, e jo si rezultat i politikave të Qeverisë.

“S’mund të flasësh për rritje të buxhetit kur po të rritet prej TVSH-së dhe akcizës, jo prej politikave tua”, ka deklaruar Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.