KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ymeri: KEK-u punësoi 777 persona, por prodhimi po vuan nga mungesa e stafit

Ymeri: KEK-u punësoi 777 persona, por prodhimi po vuan nga mungesa e stafit

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur akuza ndaj menaxhimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke deklaruar se gjatë vitit 2025 janë punësuar 777 punëtorë të rinj.

Përmes një reagimi, Ymeri ka vënë në pikëpyetje mënyrën e këtyre punësimeve, duke i cilësuar ato si një lloj “llotarie” politike, përmes së cilës, sipas saj, është ndikuar edhe në rezultatet zgjedhore në Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga punëtorët e vjetër të KEK-ut, të cilët pretendojnë se në sektorin e prodhimit ka mungesë të punëtorëve aktivë, pavarësisht rekrutimeve të reja.

“Nuk kemi punëtorë në prodhim, sepse punëtorët e pranuar nga Vetëvendosja nuk punojnë, janë bossa”, ka cituar Ymeri ankesën që, sipas saj, ka marrë nga stafi i vjetër.

Deputetja ka ngritur shqetësime edhe për vdekjen e katër personave në KEK gjatë këtij viti, si dhe për grevat e zhvilluara nga punëtorët, duke kritikuar, sipas saj, mungesën e interesimit të Lëvizjes Vetëvendosje për gjendjen në këtë ndërmarrje.

Në reagimin e saj, Ymeri ka kritikuar gjithashtu atë që e quan shfrytëzim të djersës së punëtorëve dhe të taksave të qytetarëve, duke bërë edhe një aludim për pushime në Paris.

“Nuk është kjo shembje e shtetit dhe pirje e djersës së punëtorit?!”, ka përfunduar Ymeri reagimin e saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.