KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mediat zvicerane reagojnë për vendimin e Lutfi Dalipit: Një tjetër talent zgjedh Kosovën para Zvicrës

Mediat zvicerane reagojnë për vendimin e Lutfi Dalipit: Një tjetër talent zgjedh Kosovën para Zvicrës

Mediumet zvicerane Blick dhe 20 Minuten i kanë kushtuar vëmendje vendimit të 20-vjeçarit, i cili pas paraqitjeve mbresëlënëse te Vaduzi ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën.

Vendimi i Lutfi Dalipit për të veshur fanellën e Kosovës ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat zvicerane.

Dy prej portaleve më të mëdha, Blick dhe 20 Minuten, kanë raportuar për zgjedhjen e talentit të madh 20-vjeçar.

Blick ka publikuar lajmin me titullin “Talenti i madh ka marrë vendimin për kombëtaren”, duke konfirmuar se Dalipi do të luajë për Kosovën.

Mediumi zviceran thekson se futbollisti, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, ka qenë pjesë e përfaqësueseve të grupmoshave të këtij shteti deri te U21.

Gazeta shkruan se Dalipi kishte mundësi të zgjidhte mes Kosovës, Shqipërisë dhe Portugalisë, por vendosi që premtimin ndaj gjyshit të tij për të përfaqësuar njërën prej dy vendeve shqiptare ta realizojë duke zgjedhur Kosovën.

Edhe 20 Minuten i ka kushtuar vëmendje rastit të tij, duke e cilësuar si një tjetër talent që i thotë “jo” përfaqësueses zvicerane. Me titullin “Çështje zemre – talenti i radhës i kombëtares i thotë jo Zvicrës”, mediumi kishte vënë në pah refuzimin e Dalipit për të vazhduar me Zvicrën.

Dalipi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me Vaduzin, ku është i huazuar nga Young Boys, duke regjistruar paraqitje që kanë tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha evropiane, pas 5 golave dhe 9 asistimeve deri tani.

Zgjedhja e tij për Kosovën vjen pas rasteve të Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, të cilët gjithashtu vendosën të mos e përfaqësojnë Zvicrën, por Dardanët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.