Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “rrenc” ndaj diasporës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se i vjen keq se në çfarë mënyre është duke e trajtuar mërgatën e Kosovës.
“Mua më vjen keq se sa poshtë e sa keq është duke e trajtuar diasporën. Sa shumë është tu e rrejt, sa shumë është tu e mashtru. A din çka ju thojke për filterat e KEK-ut? Thojke, ju kur të vini në Kosovë duhet me pas ajrin e pastër, dmth ne në Kosovë punë e madhe për neve. Por ju kur vini prej Zvicrës, qata filtera që dikush tjetër i ka siguruar 75 milionë euro në vitin 2018”.
“Shkon atje edhe i rren vlla, edhe për mua është zhgënjyese me pa qysh, edhe më fal po me vjen keq për gjuhën që po e përdori për njerin, por me i mashtru qashtu, me i rrejt qashtu, me ju thanë që po kthehen mjekët. Vete cilëndo shqiptar të Kosovës, mos më ngo mua, ‘cili doktor është tu u kthy në Kosovë?’ Janë tu shku, të garantoj që shumica e specialistëve dhe doktorëve janë duke lyp punë”, theksoi Arifi.
Ndiqeni deklarimin e tij:

