KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bruno Revolt publikon këngën e re “Çorapet me vija” në bashkëpunim me Sabiren

Bruno Revolt publikon këngën e re “Çorapet me vija” në bashkëpunim me Sabiren

Këngëtari Bruno Pollogati, i njohur për publikun me emrin artistik Bruno Revolt, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Çorapet me vija”.

Kënga vjen në bashkëpunim me këngëtaren Sabire dhe është realizuar nën ritmet karakteristike të muzikës së jugut të Shqipërisë, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe plot gjallëri.

Projekti është shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të veçantë, i cili përshtatet me frymën dhe ritmin e këngës. Përmes pamjeve dhe skenave të realizuara, klipi sjell atmosferën e bukur të fshatit, duke i dhënë projektit një ngjyrim tradicional dhe festiv.

Për produksionin muzikor dhe beat-in është kujdesur Vani Rushiti në bashkëpunim me Bio Records, ndërsa tekstin e kanë shkruar Vojsava Aliaj dhe Sabire.

Videoklipi është realizuar nga AR Visual Albania, nën regjinë e Edlira Bahollit.

Me “Çorapet me vija”, Bruno Revolt dhe Sabire sjellin një projekt që ndërthur ritmet e muzikës popullore të jugut me një paraqitje vizuale që përcjell atmosferë dhe energji festive. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.