KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)

Avni Arifi, sekretar i përgjithshëm i Aleancës, ka kritikuar menaxhimin e sektorit të energjisë.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Arifi tha se paralajmërimet për një dimër shumë të vështirë për sa i përket energjisë janë pjesë e, siç u shpreh ai, "punës për mafinë energjetike" nga kjo qeveri.

“…Pse ne do ta kemi mbase dimrin më të vështirë prej pasluftës, është për shkak se Kosova udhëhiqet nga një ekipë e cila prej ditës së parë është e qartë se e kanë ndërmend me punu për mafian energjetike, me ble rrymë…”, deklaroi mes tjerash Arifi.

Ai u shpreh i shqetësuar për situatën energjetike dhe paralajmëroi pasoja serioze në rast se vendi përballet me temperatura të ulëta dhe një dimër të ashpër.

“Neve na ka mbetur me iu lutë Zotit, kurgjo tjetër, që të mos ketë dimër të fortë. Nëse ka dimër të fortë, ne do të jemi në probleme serioze”, tha Arifi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.