Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka komentuar deklaratën e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, për bashkëpunim ndërmjet VV-së dhe PDK-së në interes të shtetit.
Ai ka thënë se bashkëpunimi për shtetin duhet të përfshijë të gjitha partitë politike dhe jo vetëm dy prej tyre.
“Bashkëpunimi për shtet duhet të ketë mes të gjitha partive, e jo vetëm dy. E vlerësoj këtë përpjekje të z. Mustafa”, ka deklaruar deputeti i VV-së në Politiko.
Ai ka shtuar se institucionet tashmë janë krijuar dhe se Qeveria e ka krijuar shumicën, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për bashkëpunim, por nuk sheh arsye që kjo çështje të diskutohet në kontekst të një koalicioni politik.
“Institucionet janë kriju, Qeveria e ka kriju shumicën, bashkëpunim mund të bëjmë, por nuk shoh arsye për të diskutuar në kontekst të koalicioni. Megjithatë, e vlerësoj”, ka thënë ai në “Politiko”
Burimi: lajmi.net ↗

