KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’” – Nesër del për herë të parë para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

“M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’” – Nesër del për herë të parë para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet të premten, më 13 nëntor, duke filluar nga ora 09:30.

Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve, transmeton lajmi.net.

Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj për sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

Sipas Prokurorisë, deklaratat e katër studenteve kanë përputhje me njëra-tjetrën dhe përbëjnë disa nga provat mbi të cilat mbështetet aktakuza ndaj Krasniqit.

Ndryshe, procesi gjyqësor ishte paraparë të niste rreth dy muaj më parë, por nëntë seancat e planifikuara në bllok janë shtyrë njëra pas tjetrës.

Seanca e së premtes pritet të shënojë nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-profesorit./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.