KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pas Bullgarisë, ndodh edhe në Emiratet e Bashkuara, 14 të vdekur nga aksidenti zinxhir në autostradë

Pas Bullgarisë, ndodh edhe në Emiratet e Bashkuara, 14 të vdekur nga aksidenti zinxhir në autostradë

Një aksident masiv rrugor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkaktuar 14 viktima dhe 30 të plagosur, pasi 23 automjete, mes tyre edhe kamionë, janë përfshirë në një përplasje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila konfirmoi bilancin tragjik të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe pesë kamionë. Ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi përplasja zinxhir, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe strukturat e specializuara të shpëtimit, të cilat vijojnë operacionet. Ndërkohë, 30 personat e plagosur janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve.

Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme e Emirateve bëri të ditur se disa institucione shtetërore janë angazhuar në koordinimin e operacionit dhe në hetimin e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar sesi ndodhi përplasja që përfshiu dhjetëra automjete. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.