KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë në mbështetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

Përmes një reagimi publik, ambasada gjermane ka bërë të ditur se qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me atë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila më herët kishte shprehur shqetësime për këto ndryshime ligjore, transmeton lajmi.net.

“Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian kishte ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas BE-së, ndryshimet e propozuara mund të krijojnë paqartësi serioze sa i përket përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës, pavarësisë së sistemit gjyqësor, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën e vendit.

Po ashtu, BE-ja ka theksuar rëndësinë e konsultimeve paraprake me institucionet dhe autoritetet përkatëse, para se të ndërmerren hapa për miratimin e ndryshimeve të tilla ligjore./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.