KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

DAP publikoi listën e debitorëve: Mbi 5.200 qytetarë dhe kompani kanë borxhe mbi 14 miliardë denarë

DAP publikoi listën e debitorëve: Mbi 5.200 qytetarë dhe kompani kanë borxhe mbi 14 miliardë denarë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total prej 5,.200 qytetarësh dhe kompanish me detyrime tatimore dhe doganore të papaguara.

Sipas të dhënave të DAP-it, lista përfshin 2.006 persona juridikë dhe 3.194 individë me detyrime të papaguara deri më 31 korrik 2026, të cilat nuk ishin shlyer deri më 31 tetor.

Borxhi neto i përgjithshëm i debitorëve arrin në 14.024,931.031 denarë, që është 83.15 milionë denarë më shumë krahasuar me listën e mëparshme. Në të njëjtën kohë, numri i debitorëve është rritur me 60.

Pjesa më e madhe e borxhit ka të bëjë me taksat dhe kontributet e papaguara, në shumën prej 13.78 miliardë denarë, ndërsa borxhi në bazë të detyrimeve doganore arrin në 240.9 milionë denarë.

Raporti gjithashtu thotë se në shtator 2026, 74.782 punëdhënës kishin detyrim të paguanin pagat për 553.040 punonjës. 49.439 punëdhënës, ose 66.11 përqind, paguan pagat brenda afatit ligjor, të cilat mbuluan kontributet për 481.003 punonjës ose 86.97 përqind të totalit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.