KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incident i rëndë i helikopterit në Turqi, katër ushtarë humbin jetën

Incident i rëndë i helikopterit në Turqi, katër ushtarë humbin jetën

Një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në Malatya të Turqisë.

Për pasojë, siç raportohet, kanë humbur jetën katër ushtarë që ndodheshin në bord, transmeton Klankosova.tv

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, me ç’rast deklaruan se shkaqet e incidentit akoma janë të panjohura.

“Një helikopter i tipit S-70 është rrëzuar në Malatya për një arsye ende të panjohur. Ekipet kanë arritur në vendin e rrëzimit dhe operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të publikuar nga CNN i Turqisë.

Pas rrëzimit, në zonën ku përfundoi helikopteri shpërtheu zjarr, i cili u përhap edhe në një shtëpi aty pranë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.