KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme

Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka vizituar disa prej ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë bashkë me Elbasan Shalën, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në Hagë, ku kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.

“​Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. ​Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me "10-shin" e UÇK-së, Rexhep Selimin!”, ka shkruar Gucati. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.