Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë u ka bërë thirrje pronarëve të qenve që të mos i lëshojnë kafshët e tyre të lira në hapësira publike dhe të mos pengojnë ekipet që po merren me trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë.
Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë të ditur se kompania e kontraktuar është duke zhvilluar aktivitetet e saj në terren.
Me këtë rast, pronarëve të qenve u është kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim, në mënyrë që puna e ekipit të angazhuar të zhvillohet pa pengesa.
Drejtoria ka theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

