KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Francë, sondazhi: Marine Le Pen dhe Melenchoni kryesojnë garën

Zgjedhjet presidenciale në Francë, sondazhi: Marine Le Pen dhe Melenchoni kryesojnë garën

Zgjedhjet presidenciale në Francë, që pritet të mbahen në prill të vitit 2027, po shoqërohen me zhvillime të reja në skenën politike, ndërsa një sondazh i porositur nga POLITICO nxjerr në krye të garës Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon.

Sipas sondazhit të realizuar nga instituti Cluster17, kandidatja e Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, renditet e para me 30.5% të mbështetjes, ndërsa kandidati i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, vjen i dyti me rreth 20%.

Një nga elementet më të veçanta të sondazhit është përfshirja e Christine Lagarde mes kandidatëve të mundshëm, ndonëse ajo nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për presidencën franceze. Lagarde rezulton me 14% të mbështetjes, duke u renditur përpara disa emrave të tjerë të politikës franceze në skenarin e testuar.

Pas saj renditen Raphaël Glucksmann dhe David Lisnard, me rreth 10-11% të mbështetjes, ndërsa Bruno Retailleau rezulton me 5.5%.

Sondazhi vjen në një kohë kur partitë politike franceze kanë nisur të pozicionohen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Megjithatë, gara mbetet e hapur dhe një pjesë e emrave të përfshirë në matje nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen në zgjedhje. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.