KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtari i Arkivit në Prishtinë dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike, kërkohen 30 ditë paraburgim

Zyrtari i Arkivit në Prishtinë dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike, kërkohen 30 ditë paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B., i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke mos përmbushur detyrat që lidhen me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

Ai dyshohet se ka ndihmuar një person tjetër, me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore.

Përmes këtyre veprimeve, sipas dyshimeve të Prokurorisë, është mundësuar që prona publike të kalojë në mënyrë të kundërligjshme në emër dhe posedim të personit N.J.

Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, të cilat dyshohet se ndërlidhen me veprimtarinë e kundërligjshme. Vlera e përgjithshme e këtyre pronave dyshohet të arrijë në miliona euro.

Rasti po trajtohet nga Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës.

I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.