KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

ShSKUK sqaron vendimin për mjekët specialistë: Kontratat pa konkurs publik nuk lejohen

ShSKUK sqaron vendimin për mjekët specialistë: Kontratat pa konkurs publik nuk lejohen

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka sqaruar se punësimi i mjekëve specialistë në institucionet publike shëndetësore duhet të bëhet vetëm përmes konkurseve publike dhe transparente.

Sipas ShSKUK-së, kontratat për financimin e specializimit nuk përbëjnë bazë për punësim automatik pa konkurs, pasi një praktikë e tillë bie ndesh me Ligjin e Punës dhe vendimet e gjykatave në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) me qëllim të informimit të saktë dhe objektiv të opinionit publik lëshon këtë sqarim zyrtar lidhur me kornizën ligjore që rregullon marrëdhëniet e punës për mjekët specialistë.

ShSKUK mbetet plotësisht e përkushtuar për të ofruar stabilitet afatgjatë për stafin mjekësor dhe për të fuqizuar kapacitetet tona profesionale. Si institucion publik, ne kemi përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese që çdo proces të punësimit ta vendosim në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe aktet më të larta juridike të vendit.

Lidhur me çështjen e punësimit të mjekëve specialistë përmes kontratave për financimin e shkollimit specialistik, institucionet më të larta të drejtësisë në Republikën e Kosovës tashmë kanë dhënë interpretime të prera dhe definitive. Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, ka konstatuar se korniza administrative e shkollimit specialistik përcakton obligimin e kandidatit për të qenë në shërbim të institucionit sipas mundësive dhe nevojave të këtij të fundit, por kjo nuk nënkupton marrjen e automatizuar në punë pa konkurs.

Rrjedhimisht, kontratat e financimit të specializimit nuk mund të zëvendësojnë procedurën ligjore të rekrutimit, pasi themelimi i marrëdhënies së rregullt të punës në sektorin publik kërkon në mënyrë të obligueshme zhvillimin e konkursit publik e transparent, konform nenit 8 të Ligjit të Punës.

Kjo kornizë juridike është konfirmuar gjithashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese përmes Aktvendimit në rastin KI06/24 të datës 25 shtator 2025, i cili ka vërtetuar se parimi i ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit obligon institucionet që rekrutimet t’i bëjnë ekskluzivisht përmes procedurave të hapura të konkursit.

Mbi këtë bazë, ShSKUK sqaron se praktika e kontratave me kohë të caktuar pa konkurs publik nuk mund të aplikohet, pasi një veprim i tillë do të binte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vendimet e prera gjyqësore dhe Ligjin e Punës në fuqi. Njëkohësisht, ShSKUK siguron opinionin publik se të gjitha shërbimet shëndetësore në QKUK dhe në spitalet rajonale vazhdojnë të ofrohen me kapacitet të plotë dhe se mbarëvajtja e punës me pacientë nuk do të afektohet në asnjë moment.

Rruga e vetme e ligjshme, e qëndrueshme dhe e drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësorë është pjesëmarrja në konkurset publike dhe transparente që ShSKUK po i shpall dhe po i zhvillon me procedura të përshpejtuara administrative, duke minimizuar çdo kohëzgjatje burokratike.

Ne ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë mjekët specialistë që të bëhen pjesë e këtyre procedurave të rregullta rekrutimi, të cilat garantojnë meritokraci dhe siguri të plotë juridike në punë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.