KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Nuk u la për gati 70 vite, por ndërroi jetë pak muaj pasi bëri dush për herë të parë

Nuk u la për gati 70 vite, por ndërroi jetë pak muaj pasi bëri dush për herë të parë

Amou Haji, nga provinca Fars e Iranit, u bë i njohur në mbarë botën për stilin e tij ekstrem të jetesës. Ai kishte refuzuar të lahej apo të bënte dush për gati shtatë dekada, nga frika se uji dhe sapuni do t’i sillnin sëmundje ose fat të keq.

Haji jetonte si i vetmuar në një gropë jashtë fshatit Dezh Gah. Ushqehej me mbetje kafshësh të ngordhura, ndërsa pinte ujë nga pellgjet dhe një enë e ndryshkur. Madje, thuhet se pinte edhe duhan të mbushur me jashtëqitje kafshësh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 2014, historia e tij tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Një ekip mjekësh i kreu analiza dhe, çuditërisht, nuk gjeti shenja të shumicës së sëmundjeve, përveç një infeksioni parazitar të marrë nga ushqimi.

Në moshën 94-vjeçare, pas shumë vitesh refuzimi, Haji pranoi të lahej për herë të parë. Por vetëm pak muaj më vonë, në vitin 2022, ai ndërroi jetë.

Historia e tij mbetet një nga rastet më të pazakonta që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.