KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku kritikon ministrin e Sportit për “Prishtina 2030”: Viktimizimi nga karrigia e ministrit është ikje nga përgjegjësia

Lushaku kritikon ministrin e Sportit për “Prishtina 2030”: Viktimizimi nga karrigia e ministrit është ikje nga përgjegjësia

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka shkruar në lidhje me Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ajo ka thënë se Qeveria ka problem me emrin “Prishtina 2030”.

“Është irrituese ta dëgjosh ministrin e Sportit në Kuvend duke folur sot për dështiminin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, sikur ai është i pafuqishëm përballë problemeve që kanë dalë. Nëse ka probleme me koordinimin, ju duhet ta siguroni koordinimin. Nëse ka obligime të papërmbushura, duhet të tregoni kur do të përmbushen. Nëse ka vonesa, duhet të paraqisni plan për t’i rikuperuar. Për secilën pengesë duhet një zgjidhje dhe një afat”, ka shkruar Lushaku Sadriu.

Ajo ka thënë se për këtë Qeveri të gjithë kanë faj përveç ministrit.

“Ky po flet sikur dikush tjetër e ka pushtetin. E ka ministrinë, buxhetin dhe mandatin për të vepruar. Viktimizimi nga karrigia e ministrit është ikje nga përgjegjësia. Lojërat Mesdhetare janë mundësi e madhe për sportin dhe Kosovën. Kërkojnë punë, vendime dhe rezultate. Me ankesat tuaja nuk ndërtohet asnjë palestër”, ka shtuar Lushaku Sadriu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.