Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat dhe kushtet e punës.
Protestën nga afër e ka përcjellë gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, e cila ka raportuar se punëtorët kanë ngritur edhe kërkesa të tjera.
Protestuesit paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të organizojnë grevë, si dhe protestë tjetër javën e ardhshme, të enjten, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, njofton Klankosova.tv.
Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:
Burimi: klankosova.tv ↗

