Vjollca Haxhiu po merr mbështetje të madhe nga kolegët e saj të estradës, pas hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Një numër i madh artistësh të njohur kanë dalë në përkrahje të saj, ndër ta Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Shkëlzen Jetishi, Gili, Sinan Hoxha, Leonora Jakupi, Meda dhe Motrat Mustafa, shkruan Indeksonline.
Mbështetja e këtyre emrave të njohur të muzikës shqiptare po dëshmon se Vjollca ka respektin dhe përkrahjen e kolegëve të saj edhe jashtë skenës muzikore.
A do të jetë kjo përkrahje një shtysë e madhe për Vjollcën në rrugëtimin e saj në BBVK? Mbetet të shihet ditëve në vazhdim./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

