KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti arrin në Irlandë, pritet nga kryeministri

Kurti arrin në Irlandë, pritet nga kryeministri

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti  ka arritur në Irlandë. Kurti është pritur nga kryeministri I Irlandës Michael Martin.

Kurti ka falenderuar popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës më 1999, kur u dëbuan nga mëmëdheu i tyre për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Millosheviçit dhe Jugosllavisë.

“Është shumë e rëndësishme që liderët të takohen së bashku, të diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe me luftën kinetike, sulme në infrastrukturën kritike dhe luftën hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Kështu që, mendoj se EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat”, ka thënë Kurti.

Postimi I plotë I Kurtit.

Pritja nga kryeministri i Irlandës Micheál Martin dhe deklarimi im për media në nisje të European Political Community (EPC):

Jam shumë i lumtur të kthehem në Dublin pas tre vjetësh e gjysmë, dua të falënderoj Taoiseach (kryeministrin) Micheál Martin për ftesën dhe mikpritjen.

Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit. Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën Irlandeze. Dhe, duam të falënderojmë popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës më 1999, kur u dëbuan nga mëmëdheu i tyre për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Millosheviçit dhe Jugosllavisë.

Gjithashtu, dua të falënderoj ushtarët dhe oficerët irlandezë, të cilët kanë shërbyer në KFOR përgjatë këtyre më shumë se dy dekadave e gjysmë, për të siguruar paqe, siguri e mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit tim.

Bashkimi Evropian dhe NATO janë organizata të domosdoshme për demokraci, prosperitet dhe sigurinë e përgjithshme.

Faleminderit shumë!

Është shumë e rëndësishme që liderët të takohen së bashku, të diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe me luftën kinetike, sulme në infrastrukturën kritike dhe luftën hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Kështu që, mendoj se EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.