Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me gjendjen e uniformave dhe kushtet e punës së zyrtarëve policorë.
Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Musliu i ka thënë Sveçlës se, pavarësisht rritjes së buxhetit, policët po përballen me mungesë të uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.
Ajo ka theksuar se nuk mjafton vetëm ndarja e buxhetit në letër, por duhet të sigurohet edhe realizimi i tij në praktikë, në mënyrë që policët të kenë kushte të përshtatshme për punë.
Musliu ka vënë në pikëpyetje faktin se si, sipas saj, pavarësisht buxhetit më të madh, kushtet e policëve janë përkeqësuar.
“Edhe po thu i kena nda 100 e sa milionë. Në rregull është, po policitë i ke pa uniforma. Na kena pas buxhet ma pak, ama s’kena pas as ni polic që tu ka anku për uniformë. As për këpuca, as për kapela. Prandaj logjika nuk është e kjartë. Ma shumë buxhet, ma të keqtrajtum policia. Këto spo e kuptojë unë. Ju po qitni buxhet në letër, po s’realizoni buxhetin praktik me ju kriju kushte policëve për punë”, ka deklaruar Musliu.

