Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar për pikë të rendit të ditës Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Të pranishëm në Kuvend ishin 84 deputetë, ndërkaq pro votuan 79.
Këtë kërkesë e bëri deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie.
“Në emër të PDK-së, propozoj mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë edhe Ligjin për dhomat e specializuara”, tha ajo.
Çitaku tha se u janë dhënë disa këshilla e rekomandime të cilat sipas saj ligjin do ta bëjnë më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm juridikisht.
Burimi: telegrafi.com ↗

