KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.P., i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena e shpalli fajtor të pandehurin, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Gjoba do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas aktakuzës, A.P. akuzohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa lokacione të tjera, ka trafikuar një grua nga Prishtina, duke përdorur kanosje, forcë, punë të detyruar dhe forma të tjera të dhunës fizike e psikike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas dosjes së rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas e kishte angazhuar në lokalin e tij në Deçan.

Më vonë, ai e kishte dërguar për të punuar në lokale me muzikë live në Pejë, Klinë dhe Gjakovë, ku, sipas aktakuzës, gruaja ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj.

Të gjitha të ardhurat nga puna e saj, sipas aktakuzës, i merrte i pandehuri. Në rastet kur pagesat nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, ajo detyrohej t'ia mbulonte obligimet financiare, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.