Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e PDK-së për ndryshim të rendit të ditës, në të cilin është përfshirë në rend dite ligji për Gjykatën Speciale, transmeton Zeri.info.
Pro propozimit kanë votuar 79 deputetë, ndërsa kjo pikë është vendosur si pikë e fundit e rendit të ditës për seancën e sotme.
PDK-ja propozon që Ligji për Specialen të futet në rend të ditës sot
PDK-ja ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të futet në rend të ditës edhe Ligji për Gjykatën Speciale.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në emër të partisë së saj propozoi mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë edhe ligjin për Dhomat Specializuara, transmeton Zeri.info.
LVV-ja dhe AAK-ka e kanë mbështetur propozimin, LDK-ja ka kundërshtuar. /Zëri

