KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës gjithmonë vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma

Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës gjithmonë vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për paralajmërimet e saj se Kosova do të përballet me një dimër të vështirë në aspektin energjetik.

Guri tha se deklarata të tilla përsëriten çdo nëntor nga ministrja, e cila do të duhej, sipas tij, që të punonte që qytetarët të mos përballen me shtrenjtim të rrymës.  

Bile, ai ironizoi me katër stinët, kur iu drejtua partisë në pushtet, transmeton Klankosova.tv

“Ministrja Artane Rizvanolli mbrëmë, edhe sot, shefja e GP-së të VV-së, na paralajmëroi se na pret një dimër i vështirë në aspektin energjetik. Çdo nëntor e dëgjojmë këtë deklaratë. Veç katër stinë janë në Kosovë. Gjithë pas verës edhe vjeshtës vjen dimri.

Ministrja ish dashtë me u përgatit që rryma mos me u shtrenjtu në dimër. Detyra e ministres është që gjatë verës dhe gjatë vjeshtës me punu, që qytetarëve mos me ju ardhë ajo faturë në dimër.

Është e palogjikshme qysh çdo nëntor, prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma do të jetë e shtrenjtë këtë dimër”, deklaroi Guri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.