Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e iniciativave komunale për menaxhimin e mbeturinave, raporton GazetaBlic.
Ai ka bërë të ditur se, në mungesë të mbështetjes institucionale, Komuna ka kërkuar ndihmën e UNDP-së për angazhimin e operatorëve privatë, të cilët tashmë po ndihmojnë kompaninë “Pastrimi” në largimin e mbeturinave nga kryeqyteti.
Rama ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e këtyre bllokadave, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim për kohën që nevojitet për gjetjen e zgjidhjeve alternative.
Burimi: gazetablic.com ↗

