KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca mbështet Ligjin për Specialen, Besnik Tahiri kërkon procedim sa më të shpejtë

Aleanca mbështet Ligjin për Specialen, Besnik Tahiri kërkon procedim sa më të shpejtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur mbështetjen për Ligjin për Specialen, ndërsa deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka kërkuar që procesi i procedimit të tij të përshpejtohet dhe të mos humbet kohë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, Tahiri tha se, duke pasur parasysh afatet kohore të procesit gjyqësor në apel, Kuvendi duhet të veprojë sa më shpejt, në mënyrë që të mos ketë vonesa të mëtejshme.

Ai theksoi se, sipas informacioneve që kanë, nuk ka kërkesa për ndryshime shumë substanciale në ligj.

“Duke pasur parasysh që procesi gjyqësor në apel e ka një afat kohor, sa më shumë që ne si Kuvend e vonojmë e tjerrim aq më shumë humbim kohë. Dhe kjo është kërkesa jonë si grup parlamentar. Me sa dimë ne, nuk ka ndonjë kërkesë për ndryshim shumë substancial. Për këtë arsye, në cilëndo formë që shkojmë, shkojmë me formën e gjashtë deputetëve në Kuvend e pastaj në Qeveri, apo e nisim brenda Kuvendit, këtë proces ta bëjmë me shpejtësi, në mënyrë që ta mbyllim këtë proces”, ka thënë ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.