KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës

Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-së, ka shtuar flotën e kamionëve për pastrimin e kryeqytetit për t’i dalë në ndihmë kompanisë “Pastrimi”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se bëhet fjalë për masa alternative të marra nga komuna për të përmirësuar gjendjen me pastrimin e qytetit.

Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës ka siguruar tashmë 14 kamionë nga sektori privat, ndërsa pritet të angazhohen edhe dhjetë të tjerë nga kompania “Pastrimi”.

“Do të kemi edhe dhjetë të tjerë që do të jenë të ‘Pastrimit’, pra 24 kamionë dhe kjo do të ndikojë dukshëm në pastrimin e kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Rama kritikoi sërish qeverinë për, siç tha, bllokimin e mjeteve të destinuara për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve për menaxhimin e bërllokut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.