KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontroll në një shtëpi në Gjakovë, gjenden 24 qese me marihuanë dhe pajisje të tjera

Kontroll në një shtëpi në Gjakovë, gjenden 24 qese me marihuanë dhe pajisje të tjera

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe pajisje të dyshimta.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 15:20, në rrugën “Çamëria”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë gjetur 24 qese të vogla najloni me marihuanë, me peshë të përgjithshme rreth 31 gramë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore digjitale, një grinder dhe para të gatshme.

“Janë gjetur dhe sekuestruar: 24 qese të vogla najloni marihuanë me peshë rreth 31 gramë, një peshore digjitale, një grinder dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.