Presidenti kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është një proces historik që nuk mund të ndalet.
“Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”, u shpreh Xi, duke theksuar se Pekini mbetet i përkushtuar për realizimin e ribashkimit paqësor.
Ai përsëriti qëndrimin e Kinës se çështja e Tajvanit përbën një mision historik, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë lëvizjet për pavarësinë e ishullit.
Tajvani, i cili vetëqeveriset në mënyrë demokratike, kundërshton pretendimet e Pekinit për sovranitetin e tij. Çështja mbetet një nga burimet kryesore të tensioneve në rajonin e Azisë Lindore./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

