KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Po ia bart BE-së fajin për ngecjet e Kosovës

Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Po ia bart BE-së fajin për ngecjet e Kosovës

Deputetja e LDK-sw, Jehona Lushaku Sadriu ka kritikuar pushtetin për qasjen ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjet në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku Sadriu ka thënë se gjatë seancës së djeshme parlamentare, e cila ishte thirrur për të kërkuar përgjegjësi për ngecjet në rrugën evropiane të Kosovës, përfaqësuesit e qeverisë e kishin orientuar kritikën drejt BE-së, në vend që të fokusoheshin te përmbushja e rekomandimeve.

Ajo ka kritikuar edhe kërkesën e përfaqësuesve të pushtetit që Bashkimi Evropian të kërkojë falje dhe të korrigjojë raportin për Kosovën.

"Është e turpshme deri ku ka arritur përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë. Një pushtet që duhet t’i përmbushë rekomandimet, tash i kërkon llogari atij që na vlerëson", ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Lushaku Sadriu ka shprehur shqetësimin për pasojat që, sipas saj, kjo qasje po i shkakton Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

"Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni"./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.