KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Qëndroja dy orë në veturë para se të hyja në shtëpi”, Leon Dajaku rrëfen betejat psikologjike, kohën tek Bayern Munchen dhe oferta nga Dubai

“Qëndroja dy orë në veturë para se të hyja në shtëpi”, Leon Dajaku rrëfen betejat psikologjike, kohën tek Bayern Munchen dhe oferta nga Dubai

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Leon Dajaku, ka folur për disa nga periudhat më të rëndësishme dhe sfiduese të karrierës së tij, duke zbuluar prapaskena nga qëndrimi te Bayern Munich, ofertën financiare nga Dubai dhe vështirësitë psikologjike me të cilat është përballur.

Në një intervistë për “HSTRYSTORIES”, Dajaku ka treguar se kalimi te gjiganti gjerman Bayern Munich ishte një përvojë që e kishte vendosur përballë disa prej futbollistëve më të njohur në botë, por që njëkohësisht i kishte shkaktuar edhe presion të madh, transmeton lajmi.net.

Ai ka kujtuar emocionet e para në zhveshtoren e bavarezëve, ku përballë kishte yje që deri atëherë i kishte parë vetëm në televizor.

“Kur hyra për herë të parë në zhveshtore, i kisha përballë lojtarët që deri atëherë i njihja vetëm nga televizioni. Për shembull, kisha Lewandowskin përballë dhe sinqerisht nuk dija as si ta përshëndesja. Ndihesha i intimiduar, edhe pse gjithmonë kam pasur besim në aftësitë e mia”, ka rrëfyer ai.

Dajaku ka zbuluar gjithashtu se Bayern Munich kishte paguar 1.5 milionë euro për transferimin e tij, por paga e tij nuk ishte aq e lartë sa mund të mendohej nga publiku.

“Paga ime ishte rreth 10 mijë euro në muaj, jo 60 mijë apo shuma të tilla”, ka sqaruar futbollisti.

Një nga rrëfimet më interesante të tij lidhet me ofertën që kishte marrë nga Dubai, ku i ishte ofruar një pagë prej 60 mijë eurosh neto në muaj. Në atë periudhë, ai sapo ishte bërë baba dhe po përballej me pasiguri për të ardhmen e karrierës.

“Më ofruan 60 mijë euro neto në muaj. Sapo isha bërë baba dhe rrezikoja të mbetesha pa klub. Mendova se për disa muaj ishte më mirë ta pranoja ofertën sesa të mbetesha pa ekip”, ka treguar Dajaku.

Megjithatë, përvoja në Dubai nuk ishte e lehtë për të. Futbollisti ka folur hapur edhe për gjendjen e tij emocionale, duke zbuluar se vështirësitë psikologjike kishin ndikuar në jetën e përditshme dhe marrëdhëniet familjare.

Ai ka treguar se shpesh, pas përfundimit të ditës, qëndronte për një kohë të gjatë në veturë para se të kthehej në shtëpi.

“Kur kthehesha në shtëpi, ndonjëherë qëndroja edhe dy orë në veturë. Më duhej të qetësohesha dhe të mblidhja veten, sepse nuk doja t’ia përcillja gjendjen time emocionale bashkëshortes dhe vajzës”, ka rrëfyer ai.

Dajaku ka treguar edhe një episod nga koha në Dubai, kur skuadra e tij kishte arritur në finalen e një kompeticioni aziatik, por ai nuk ishte në gjendje mendore të udhëtonte me ekipin.

“U thashë se isha i lënduar, por në të vërtetë nuk isha. Thjesht, nga ana mendore nuk isha i përgatitur për atë udhëtim. Më duhej të qëndroja pranë bashkëshortes dhe vajzës, sepse nuk do të mund ta përballoja atë gjendje vetëm”, ka deklaruar futbollisti.

Ai ka kundërshtuar edhe pretendimet se zgjedhjet e tij në karrierë janë udhëhequr kryesisht nga aspekti financiar.

“Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Unë nuk kam ndjekur paratë. Jam transferuar sepse besoja se po bëja hapin e duhur për karrierën time. Mendoja se te klubet e mëdha do të kisha mundësinë të depërtoja në ekipin e parë”, ka thënë Dajaku.

Në intervistë, futbollisti ka folur edhe për ndikimin që fama e hershme mund të ketë te një lojtar i ri, sidomos kur bëhet pjesë e një klubi të madh si Bayern Munich.

Sipas tij, në moshën 17-18-vjeçare është e vështirë të dallosh njerëzit që të qëndrojnë pranë për miqësi të sinqertë nga ata që afrohen për shkak të famës.

“Unë jam njeri që kur e konsideroj dikë mik, i jap gjithçka, dhe ndonjëherë kjo më ka bërë të cenueshëm”, ka përfunduar ai./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.