KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Me të gjithë kryeministrat kemi pasur bashkëpunim, vetëm me Kurtin jo”, thotë Ibrahimi

“Me të gjithë kryeministrat kemi pasur bashkëpunim, vetëm me Kurtin jo”, thotë Ibrahimi

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal gjatë Qeverisë Kurti, duke e krahasuar këtë situatë me raportet që komunat kishin me qeveritë e mëparshme.

Ibrahimi ka përmendur qeveritë e udhëhequra nga Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, duke thënë se gjatë këtyre mandateve kishte komunikim dhe dialog të vazhdueshëm me komunat.

“Ka dallim të jashtëzakonshëm në raport me qeverisjet e kaluara. Kur e ka udhëhequr qeverinë i ndjeri Bajram Rexhepi, pastaj Ramush Haradinaj, me të cilin kemi bashkëpunuar, ka ardhur Hashim Thaçi – a e dini çfarë bashkëpunimi kemi pasur? Pastaj Isa Mustafa, Avdullah Hoti, në tërë kohën kemi qenë në komunikim. I gjithë dialogu dhe komunikimi shkon në favor të qytetarëve”, ka deklaruar Ibrahimi në rtv21.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.