Federata e Futbollit e SHBA-së pritet ta ketë Pep Guardiolën në krye të listës së kandidatëve për postin e përzgjedhësit të kombëtares amerikane, në rast se Mauricio Pochettino largohet nga kjo detyrë për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Sipas raportimit të mediumit prestigjioz “The Athletic”, Guardiola pritet të jetë një nga objektivat kryesorë të amerikanëve për ta zëvendësuar argjentinasin, shkruan Indeksonline
U.S. Soccer is expected to make Pep Guardiola a top target to replace Mauricio Pochettino if Pochettino, the current U.S. men’s national team coach, leaves for Manchester United, sources tell The Athletic.
More details from @PaulTenorio, @HenryBushnell and @tombogert:…
— The Athletic (@TheAthletic) November 11, 2026
Për momentin, bëhet fjalë për një skenar të mundshëm, pasi largimi i Pochettinos drejt Manchester Unitedit nuk është konfirmuar ende.
Kujtojmë që Guardiola është i papunë qysh prej largimit nga Manchester City./Indeksonline/

