KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Shkollën Franceze në Prishtinë përkujtohet përfundimi i Luftës së Parë Botërore

Në Shkollën Franceze në Prishtinë përkujtohet përfundimi i Luftës së Parë Botërore

Një ceremoni përkujtimore me rastin e 11 nëntorit 1918, datës që shënon armëpushimin dhe përfundimin e luftimeve të Luftës së Parë Botërore, është mbajtur sot në Shkollën Franceze në Prishtinë (EFIP).

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit, nga klasat e ciklit fillor (CM) deri në shkollën e mesme, mësimdhënësit e tyre, si dhe Këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore (COCAC), Edouard Mayoral, i cili përfaqësoi Ambasadën e Francës.

Ceremonia kishte për qëllim të rikujtonte rëndësinë historike të kësaj date dhe të përcillte te brezat e rinj vlerat e paqes, kujtesës dhe respektit për ata që humbën jetën gjatë luftës, shkruan Telegrafi.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të reflektonin mbi rëndësinë e 11 nëntorit, një datë që përkujton fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nderon të gjithë ata që luftuan për paqen.

11 nëntori shënon hyrjen në fuqi të armëpushimit të vitit 1918, i cili i dha fund luftimeve në frontin perëndimor të Luftës së Parë Botërore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.