KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Provimi i jurisprudencës, Rexhepi: Shteti nuk është pronë e Qeverisë së Mickoskit, shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve

Provimi i jurisprudencës, Rexhepi: Shteti nuk është pronë e Qeverisë së Mickoskit, shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve

Zgjidhja gjysmake maqedonisht dhe shqip për provimin e jurisprudencës, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë e disa muaj këerkuan që ky provim të jepet në gjuhën shqipe.

Besjan Rexhepi, njëri nga organizatorët e protestave studentore ka reaguar sërish, duke thënë se qytetari në Maqedoninë e Veriut duhet të protestojnë për një të drejtë që ia garanton kushtetuta, teksa procedurat vonohen pa arsye konkrete.

“Në këtë shtet, qytetari duhet të protestojë për një të drejtë që tashmë ia garanton Kushtetuta. Duhet të kërkojë, të presë, të dëshmojë durim dhe në fund të marrë edhe një premtim tjetër. Ky nuk është funksionim institucional, por dështim politik.Protestat studentore ishin një alarm serioz për një sistem që dëgjon qytetarët vetëm kur ata dalin në rrugë. Rasti i provimit të jurisprudencës e dëshmon këtë më së miri. Pas gjithë kërkesave, peticioneve dhe protestave, përsëri na ofrohet një zgjidhje gjysmake: teoria në shqip, praktika në maqedonisht. Ndërsa tani, pas dritës së gjelbër nga Qeveria, çështja dërgohet në Komisionin e Venedikut. Sa më shumë duhet të presin studentët për një të drejtë që nuk është privilegj, por garanci ligjore?”, shkruan Rexhepi në reagimin e tij.

Ai shton se shteti nuk është prone e Hristijan Mickoskit, por kërkesat e qytetarëve do të duhet të merren seriozisht dhe të mbahet përgjegjësi.

“Mickoski duhet ta kuptojë se shteti nuk është pronë e Qeverisë së tij dhe as Kushtetuta nuk është dokument që interpretohet sipas interesave ditore politike. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve dhe pastaj t’i trajtosh kërkesat e tyre si pengesë për qeverisjen. Retorika për shtet të fortë bie poshtë kur institucionet tregojnë dobësi përballë drejtësisë, barazisë dhe përgjegjësisë.E njëjta mendësi shihet edhe te Koçani, Onkologjia, padrejtësitë sociale dhe çështjet ndëretnike, qytetarët kërkojnë drejtësi, institucionet prodhojnë deklarata, ndërsa përgjegjësia vazhdon të shtyhet.Ta kemi të qartë problemi nuk është maqedonasi, shqiptari apo ndonjë komunitet tjetër. Problemi është një pushtet që polarizimin e përdor si strategji, ndërsa përgjegjësinë e shmang si zakon. Mickoski nuk mund të qeverisë duke kërkuar heshtjen e qytetarëve dhe duke e quajtur çdo kërkesë për barazi presion politik. Unë nuk jam kundër shtetit. Jam kundër atyre që, duke pretenduar se e mbrojnë shtetin, po e shkatërrojnë besimin në të. Shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve. Jo qytetarët të jenë peng i sistemit, posaqërisht rinia dhe studentët!”, thuhet në reagimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.