Largimi i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdon të komentohet, ndërsa në vëmendje kanë dalë edhe raportin e saj të afërt me banorin Fuego.
Gazetari Kestrin Kumnova ishte i ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ku komentoi zhvillimet e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Gjatë diskutimit, Kumnova u ndal edhe te arsyeja që, sipas tij, mund të ketë ndikuar në largimin e Beharjes nga gara.
“Rrjedha logjike e ngjarjeve na qon te ajo që arsyeja është spekulimet që kanë ndodhë për afërsinë me Fuegon”, u shpreh gazetari.
Megjithatë, ai tha se nuk duhet të ngutemi për ta komentuar këtë raport.
Burimi: klankosova.tv ↗

