KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

Kidnapuesi 74-vjeçar ikë nga arresti shtëpiak, zbret me litar nga ballkoni

Një 74-vjeçar italian, i dënuar për përfshirjen në një rrëmbim të kryer nga një organizatë militante e ekstremit të majtë në vitet 1970, është arratisur nga arresti shtëpiak në Argjentinë dhe aktualisht ndodhet në arrati, transmeton klankosova.tv.

Leonardo Bertulazzi përdori një pajisje sigurie dhe një litar për t'u zbritur nga ballkoni i një apartamenti në katin e pestë, në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires.

Sipas BBC, ikja e tij nuk u konstatua menjëherë, pasi ai kishte ndërhyrë në funksionimin e byzylykut elektronik të gjurmimit, duke bërë që pajisja të vazhdonte të transmetonte të dhëna për temperaturën e trupit edhe pasi e kishte hapur me forcë dhe ishte larguar.

Bertulazzi kishte kaluar tashmë disa dekada në arrati, pasi ishte dënuar në mungesë nga drejtësia italiane për rrëmbimin, në vitin 1977, të inxhinierit të marinës italiane, Pietro Costa.

Në momentin e arratisjes, ai ishte në pritje të ekstradimit drejt Italisë dhe mbahej nën mbikëqyrjen e Ministrisë argjentinase të Sigurisë përmes një pajisjeje elektronike të vendosur në kyçin e këmbës, e cila regjistronte temperaturën e trupit dhe lëvizjet e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.