Pas humbjes nga Struga, Shkëndija e ka publikuar një postim në rrjetet sociale me mesazhin “Rikuperim”, duke treguar se skuadra i ka nisur përgatitjet dhe rikuperimin për sfidën e radhës.
Tetovarët do të rikthehen në fushë më 22 nëntor, kur në kuadër të javës së 14-të do të përballen me Sileksin në Gostivar, me fillim nga ora 13:00.
Kjo ndeshje vjen pas pauzës për shkak të angazhimeve të kombëtareve, ndërsa Shkëndija do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive.
Kampionati vazhdon, lufta për objektivat mbetet e hapur! /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

