KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është përfshirë në një incident gjatë ndeshjes mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal FC, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Në minutat e fundit të takimit, Asani pati një përplasje verbale me gjyqtarin anësor, Alireza Ildorom, pas së cilës u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, pas ndeshjes kanë dalë në dritë detaje të reja që hedhin dyshime mbi sjelljen e gjyqtarit.

Sipas raportimeve të mediave iraniane, asistenti dyshohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj familjes së futbollistit shqiptar, duke shkaktuar reagimin e tij.

Madje, raportohet se komunikimi mes gjyqtarëve është regjistruar në sistemin VAR, ku edhe zyrtarë të tjerë të ndeshjes kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këto pretendime, ndërsa mbetet të shihet nëse incidenti do të sjellë masa të tjera disiplinore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.