KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krimet Ekonomike, duke pretenduar se të arrestuarit kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë “Hirano”, pjesë e Grupit Mabetex.

Përmes një reagimi publik, Pacolli ka pretenduar se, sipas dokumentacionit në dispozicion të prokurorisë, në këtë rast dyshohet për dëmtim të kompanisë, aksionarëve të saj dhe keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, të dedikuara për zhvillimin e fabrikës në Mitrovicë.

Ai ka kërkuar hetim të plotë për rolin e Valon Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë edhe kontratat, transaksionet dhe vendimet që mund të jenë të dyshimta.

Pacolli ka përmendur gjithashtu edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke kërkuar që çdo dyshim i mbështetur në prova të hetohet nga organet e drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri.

Arrestohen dy persona për mashtrim me fondet e BE-së dhe Bankës Botërore – dyshohet se vepronin nën urdhrat e Valon Llukës

Reagimi i plotë:

Sot janë arrestuar edhe dy persona që kanë punuar si vartës të Valon Llukës, në kompaninë Hirano, pjesë e Grupit Mabetex, e administruar nga Valon Lluka.

Valon Lluka këtu, sipas dokumentacionit në dispozicion të prokurorisë, nuk ka dëmtuar vetëm kompaninë Hirano në Mitrovicë, aksionarët e saj, por nëpërmjet mashtrimeve kanë vjedhur edhe fondet e Bashkimit Europian që ishin dedikuar për zhvillimin e kësaj fabrike.

Këto zhvillime e përforcojnë punën korrekte të organeve të drejtësisë së Kosovës dhe kërkesën tonë për hetimin e plotë të çdo dyshimi për keqpërdorimet aty ku ka operuar Valon Lluka, duke filluar nga Hirano dhe kompanitë e Grupit Mabetex e deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Emri i Valon Llukës shfaqet në gjitha çështje që kërkojnë sqarim. Kërkojmë që roli i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund. Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia.

Kam kaluar dekada duke ndërtuar kompani dhe duke krijuar vende pune. U kam besuar njerëzve dhe u kam dhënë përgjegjësi, por askujt të drejtën ta keqpërdorë këtë besim.

Nuk kërkoj hakmarrje apo dënime pa prova. Kërkoj të vërtetën dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe nuk do të heqim dorë.

Nga Hirano deri në Vlorë, çdo dyshim i mbështetur në prova duhet të zbardhet dhe shpresojmë që edhe organet e drejtësisë në Shqipëri do të funksionojnë sipas ligjit!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.