KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Arrestohen dy persona për mashtrim me fondet e BE-së dhe Bankës Botërore – dyshohet se vepronin nën urdhrat e Valon Llukës

Arrestohen dy persona për mashtrim me fondet e BE-së dhe Bankës Botërore – dyshohet se vepronin nën urdhrat e Valon Llukës

Dy persona janë arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën dyshimin për përfshirje në një skemë të mashtrimit.

GazetaBlic ka siguruar informacione për identitetin e të arrestuarve, ndërsa dyshimet lidhen edhe me persona që pretendohet se kanë vepruar nën udhëzimet e Valon Llukës.

Sipas informacioneve që ka siguruar GazetaBlic, personat e arrestuar janë Taulant Murati dhe Hasan Lahu.

Arrestimet janë kryer nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në kuadër të veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për keqpërdorim dhe përfitim të kundërligjshëm të mjeteve financiare të dedikuara për projekte dhe programe të financuara nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.

Burime të GazetaBlic bëjnë të ditur se hetimet përfshijnë dyshime për një skemë të mundshme të keqpërdorimit të këtyre fondeve, ndërsa po hetohet edhe roli që dyshohet se kanë pasur personat e përfshirë në këtë rast.

Megjithatë, këto pretendime mbeten për t’u konfirmuar nga organet e drejtësisë dhe nuk është bërë publik ndonjë konstatim zyrtar lidhur me përgjegjësinë e personave të përmendur.

Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë publikuar hollësi të plota për shumën e dyshuar të dëmit financiar, mënyrën e funksionimit të skemës apo rolin konkret të secilit të dyshuar.

GazetaBlic ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me rastin, identitetin e të arrestuarve dhe dyshimet që po hetohen, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

 

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.