Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën.
Demaku deklaroi se raporti pasqyron, sipas tij, dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale, si rezultat i mosveprimeve dhe vendimeve të gabuara.
Ai ka theksuar se në raport përsëriten vazhdimisht vlerësimet për mungesë progresi, ndërsa rekomandimet e dhëna më herët vazhdojnë të mbeten të vlefshme.
"Fjalët që përsëriten më shpesh janë nuk ka progress dhe rekomandimet mbeten të vlefshme", shtoi Demaku, njofton Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

